Policia politike/ Rama e 'shkarkoi' dje, Veliu firmos sot largimin e Bellos

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi pas takimit që Rama bëri me drejtuesit e Policisë një ditë më parë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, kryeministri e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtues policie dhe pronarëve të lokaleve.

Në këtë post emërohet Klodian Kondi.

Edhe pse policia është apolitike, rasti tregon se kryeministri vendos për çdo lëvizje në vend.

Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Korçës, ku vendin e zëvendësdrejtorit Hamdi Fjore, i cili u emërua drejtor në Kukës, e zë Ferdinant Zëre.