'Gjeta 12 meshkuj lakuriq në mes të natës' gazetarja zbulon eksperiencën e saj në llixhat e Bënjës

Gazetarja Alma Çupi ka zbuluar një eksperiencë të pazakontë që i ka ndodhur pas mesnate gjatë një vizite në llixhat e Bënjës, në Përmet.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Çupi tregoi se kishte shkuar pas orës 12 të natës për të vizituar llixhat, sheh një autobus dhe disa turistë që kishin hapur çadrat.

Alma Çupi: Më ka ndodhur një eksperiencë shumë interesante natën. Pas orën 12 të natës shikoj një autobus në llixhat e Bënjës dhe kishin hapur çadrat.

Shkoj tek llixhat dhe shikoj 12 meshkuj lakuriq, ishte një fat shumë i madh (qesh) dhe unë ngela, ishim me shoqërinë tonë dhe në momentin që do futeshim, dalin të gjithë nga uji dhe ishin të gjithë lakuriq. Kishin vënë dhe qirinj rreth llixhës.

Blendi Fevziu: Paske ndezur qirinj një ditë më parë më duket në kishë.

Alma Çupi: Realisht nuk e prisja dhe ka shumë turistë të huaj që shkojnë lahen natën dhe bëjnë një lloj plazhi të tillë të lirë.