Edhe sot 40°C, të shtunën temperaturat do të fillojnë të zbresin

Europa veri-lindore vijon të mbetet në aktivitetin e të nxehtit Afrikan duke mbajtur temperatura shumë të larta në vendin tonë.

E premte, 9 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku do të ketë stuhi të izoluara. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të mbeten të larta në të gjtihë vendin.   

Temperaturat:

Zona malore       19/37°C

Zona e ulët         21/40°C

Zona bregdetare  23/36 °C

Kosova, e premte, 9 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 37°C.

E shtunë, 10 korrik 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në veri-lindje pjesërisht në zonën qëndore. Era do të jetë  me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të fillojnë të zbresin.   

Temperaturat:

Zona malore       18/34°C

Zona e ulët         19/37°C

Zona bregdetare  23/33 °C/Sipas RTSH