Derbi shqiptarësh në Europë/ Shkupi fiton pastër me Llapin, Drita përmbys Deçiçin e Tuzit

Shkupi triumfoi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të derbit shqiptar në Conference League, ku shorti e vuri përballë skuadrës së Llapit të Podujevës.

Skuadra që përfaqëson shqiptarët e kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut, zhbllokoi sfidën me Markoskin në minutën e 36′ dhe vulosi gjithçka me Rwatubyaye në minutën e 94-t, duke prekur kualifikimin që në ndeshjen e parë.

Një tjetër ndeshje derbi shqiptar ishte edhe ajo mes Dritës së Gjilanit dhe Deçiçit të Tuzit, e cila u fitua nga vendasit me rezultatin 2-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Camajt në minutën e tretë, por Drita përmbysi gjithçka me anë të Ajzerajt dhe Simonoskit, teksa kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit.