Partizani nis kundër Sfintul Gheorghe aventurën në Konference League, formacionet zyrtare
Partizani do të luajë sot sfidën e parë të Ligës së Konferencës kundër Sfintul Gheorghe, në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
Ky takim do të jetë shumë i rëndësishëm për të kuqtë e Ilir Dajës, që po ashtu do të kenë mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit, pasi do të lejohen 30% e kapacitetit.
“Demat” do të kërkojnë të marrin maksimumin nga përballja e sotme ndaj moldavëve të Sfintulit, teksa objektivi është kualifikimi për në turin e dytë të Ligës së Konferencave, aty ku i pret skuadra e Baselit.
Trajneri i të kuqve, Ilir Daja, ka bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e 4 debutuesve.
Gligorov, Shehi dhe Musta në repartin e mbrojtjes si dhe Marku në mesfushë.
Formacionet zyrtare
Partizani: Hoxha, Gligorov, Shehi, Belica, Musta, Marku, Murataj, Bardhi, Cara, Zhunior, Lukas Kardozo
Trajner: Ilir Daja
Sfintul Gheorghe: Kalansea, Ojg, Çarleston, Litivakov, Svinarenko, Stina, Sonja, Lungu, Gecev, Aliju Ju, Volkov Trajner: Sergiu Sebatori