Zyrtare/ Mourinho e nis me 'spastrimet', futbollisti i Romës kalon në Francë

Menjëherë sapo ka shkelur në “Trigoria”, Jose Mourinho ka nisur me “spastrimet” nga Roma. Së fundmi, klubi italian ka zyrtarizuar largimin e portieri spanjoll Pau Lopez.

26 vjeçari do t’i bashkohet klubit të Masejës në Ligue 1 në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Lopez ishte pjesë e Romës prej dy sezonesh kur u afruar nga skuadra spanjolle e Real Betisit. Aventure e re kjo për gardianin 26-vjeçar i cili u aktivizuar titullar në 53 ndeshje me Romën në dy sezone.