Treshja angleze apo Jorginho, kush do të jetë këtë vit fituesi i Champions League dhe ‘Euro 2020’?

Të dielën e 11 korrikut do të luhet finalja e Kampionatit Europian mes Italisë dhe Anglisë.

Nga të dy kampet, janë vetëm 4 lojtarë që mund të bëjnë bis trofesh, Champions League dhe Europian.

Chelsea fitoi Champions League dhe janë pikërisht 4 futbollistë të bluve të Londrës që do të jenë pjesë e finales së madhe.

Tek Anglia janë Reece James, Ben Chilwell dhe Mason Mount, të cilët synojnë trofeun e dyfishtë, ndërsa tek Italia është vetëm Jorginho.

Ky i fundit është cilësuar dhe si kandidat për fitimin e “Topit të Artë”, nëse “Axurrët” triumfojnë në finalen e “Wembleyt”.

Pra, pritet të shihet se kush nga katërt futbollistët do të jetë fitues i dy trofeve më të rëndësishëm europianë, “Euro 2020” dhe Champions League.