Polici humb jetën në Prizren, dyshimet e para

Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Prizrenit në Kosovë, ku një zyrtar policor është gjendur i pajetë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tupec të kësaj komune, raporton Express.

Dyshimet e para janë se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.

Ndërkohë që ngjarja është ende në hetim.

Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.