Hodhi kokainën nga biçikleta, ja si agjentët kapën shqiptarin në Itali

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane të Riminit, pasi është kapur me kokainë. Mediet fqinje shkruajnë se rreth orës 14:10, në Viale Mantova, një patrullë e policisë që po lëvizte në zonë, vuri re një burrë që udhëtonte me biçikletë, ndërsa herë pas herë kontrollonte territorin me dyshim.

Policët, duke pasur parasysh qëndrimin e të riut, vendosën të kryenin një kontroll mbi të. Kur shqiptarit iu kërkua të tregonte një dokument identifikues, ai menjëherë braktisi biçikletën dhe tentoi që të arratiset.  Gjatë arratisjes, duke shpresuar që të mos shihej nga policia, shqiptari hodhi disa sende në tokë. Por disa qindra metra më tej agjentët e kapën dhe gjetën atë që ai hodhi në tokë, shkruajnë mediat italiane.

Policia sekuestroi një llastik preciz, 32 doza që përmbanin lëndë narkotike kokainë të mbyllur dhe gati për shitje, si dhe 145 euro në kartëmonedha me prerje të vogla. Shqiptari u arrestua për posedim të lëndëbve narkotike dhe tashmë ka marrë një urdhër dëbimi nga territori italian. Kështul, ai ëhstë i detyruar që të lërë territorin italian.