Dështuan në 'EURO 2020', FFF merr vendim për të ardhmen e Deschamps

Noel Le Graet ka vendosur. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit u takua me Didier Deschamps pas eliminimit të “Bluve” nga Euro 2020 kundër Zvicrës në raundin e 1/8.

Në një intervistë për “Le Figaro”, njeriu numër një i FFF konfirmoi trajnerin kombëtares, Deschamps në krye të pankinës. Personi në fjalë u bind kështu që të merrte vendimin e duhur duke vazhduar aventurën me Deschamps.

"Përgjigja është po. U takova me të mërkurën në Guingamp. Çështja u zgjidh brenda tre minutash. Vullneti i tij është shumë i fortë për të vazhduar, edhe imi ishte. Nuk kishte asnjë debat mbi "çfarë të bëjmë?" dhe "si ta bëjmë atë?" Unë kam vlerësim për të si edhe ai për federatën. Unë kam besim të pafund tek ai njeri. Nuk ka debat. Ai është një fitues, me një rekord unik. Ai është një trajner besnik i federatës dhe i vlerësuar nga lojtarët. Ekziston një pyetje për të cilën ne të dy nuk kishim përgjigje: si arritëm të pësonim dy gola në dhjetë minuta kundër Zvicrës? Në 3-1, si ai, si unë, ne menduam se fituam ",kështu  u shpreh Le Graet. Romanca midis Didier Deschamps dhe ekipit të Francës do të vazhdojë të paktën deri në Kupën e Botës 2022 në Katar ...