Lihet në burg Fatos Tushe, ja masat e sigurisë së gjykatës

Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar për dosjen e Lushnjës.

Vendimi sapo është dhënë, pas një seance maratonë të ditës së sotme.

Fatos Tushe dhe të arrestuarit e tjerë do të qëndrojnë në qeli deri në fund të hetimeve.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar më vendim ka caktuar masat e sigurimit arrest me burg për shtetasit: Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku.

Gjithashtu ka caktuar masat e sigurimit arrest shtëpie për shtetasit: Xhemal Hasko, Margarita Gjermëni, Andi Musho, Ani Simoni.