Falsifikonin tamponët, lihen në burg 12 të arrestuarit

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit  e pak ditëve më parë, të cilët u ndaluan pasi falsifikonin tamponët e Covid-19.

Midis të ndaluarve dy prej tyre janë mjekë.

Ndërkohë që shtetasi me inicialet E.K., 41 vjeç, u arrestua në doganën e Qafë-Thanës në tentativë për të lënë Shqipërinë.

Operacioni “Tamponi”, u zhvillua rreth 2 javë më parë.

Për një nga të arrestuarit, Gjykata vendosi masën e sigurisë  “Detyrim paraqitje”.

Të arrestuarit, mes të cilëve dy mjekë, akuzohen se kanë falsifikuar në kohë të ndryshme tamponë Covid.

Të ndaluarit ishin punonjës të agjencive të udhëtimit dhe mjekë të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, falsifikonin teste Covid në këmbim të një shume të caktuar pararsh të marra nga udhëtarët.