Finalja e madhe e 'EURO 2020'/ UEFA cakton arbitrin e supersfidës Itali - Angli

Më datë 11 korrik, në “Wembley” do të luhet finalja e EURO 2020 midis Italisë dhe Anglisë. Një ndeshje e një rëndësie të madhe dhe për këtë arsye UEFA ia ka besuar Bjorn Kuipers gjykimin e kësaj supersfide.

 Kuipersa ka arbitruar 3 ndeshje në këtë Europian. Arbitri holandez do të ndihmohet nga ndihmësit Van Roekel dhe Zeinstra dhe zyrtari i katërt Del Cerro Grande. Gjermani Dankert do të jetë në VAR, me Van Boekel, Gittelmann dhe Fritz si ndihmës.