VIDEO/ Pema godet shtëpinë, degët përfundojnë mbi shtratin e foshnjës

Courtney dhe Kale Buchholtz sapo kishin vënë në shtrat djalin tyre 5-muajsh, Cannon, kur befasisht dëgjuan një zhurmë të madhe dhe murin që po shembej brenda shtëpisë në Prairieville të Louisiana.

Ata fillimisht menduan se prona e tyre u godit nga rrufeja, por kur Courtney zbriti poshtë dhe pas e shtëpia ishte shkatërruar dhe se në dhomën e djalit të tyre kishte përfunduar një pemë, e cila pasi ishte shembur kishte rënë mbi kulm duke e shkatërruar dhe degët e saj për pak centimetra ranë pranë shtratit të foshnjës.

“Kur pashë pemën nuk mund ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Vetëm të mendosh se pema ka mundur të mbys fëmijën tuaj është e tmerrshme e lëre më të jeni dëshmitar i një rasti të tillë”, ka thënë në ‘Good Morning America’, Courtney Buchholtz.

Megjithatë, pasi dëgjuan djalin e tyre duke qarë, u qetësuan pak pasi kuptuan se është gjallë, kështu menjëherë vrapuan për ta marrë.

Vogëlushi mrekullisht shpëtoi pa asnjë gërvishtje, ndërsa e gjitha u filmua nga kamera e sigurisë që kapi momentin kur degët e pemës ër pak sa nuk përfunduan mbi shtratin e djaloshit të vogël.