Itali/ 1,400 raste të reja dhe 13 viktima nga Covid

Në Itali janë regjistruar 1,394 raste të reja me koronavirus nga 174,852 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportimeve, shkalla e pozitivitetit sot ishte 0.8% nga 0.6% që ishte të mërkurën.

Nga ana tjetër, si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 13 qytetarë, nga 14 që ishin një ditë më parë. Të shëruarit për sot ishin 1,749.

Rënia e numrave në njësitë e kujdesit intensiv është ndalur, ndërsa shtrimet në pavijonet e tjera Covid u rritën me 27 njësi duke shkuar në total në 1,197.