Boris Johnson njofton tërheqjen e trupave pas dy dekadash nga Afganistani

Numri më i madh i ushtarëve britanikë u tërhoqën nga Afganistani, njoftoi sot Kryeministri Britanik Boris Johnson.

Në atë mënyrë, roli i tyre zyrtar në konfliktin dy dekadësh përfundoi.

Tërheqja ndezi frikën se largimi i trupave të huaja nga vendi mund të çojë në një luftë civile kaotike, njoftoi Reuters.

Shpresoj se askush nuk do të bëjë me ngut përfundimin e gabuar se tërheqja e forcave tona në një farë mënyre shënon fundin e angazhimit britanik në Afganistan, tha Johnson, duke shtuar se Britania nuk do të largohet nga ai vend.