Shifra të larta infektimesh me koronavirus në Greqi, varianti ‘Delta’ faktori kryesor

Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve është 153 në spitale.

Krahasuar me ditën e mërkurë rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot shifra kaloi mbi 2100.

Në javët e fundit nga dita në ditë rritja ka qenë serioze duke shkaktuar alarm te institucionet e shëndetësisë mbi masat e mbrojtjes, ndërsa pas duket se qëndron varianti “Delta”.

Ekspertët kanë parashikuar në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar.