Si e imagjinoj Romën në tre vjet? Mourinho nuk ka dyshime: ‘Festimi i diçkaje’

Jose Mourinho prezantohet si trajneri i ri i Romës. Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, “The Special One” iu përgjigj edhe një pyetje specifike: si e imagjinon  Romën në tre vjet, kur kontrata e nënshkruar do të skadojë? "Festimi i diçkaje", përgjigjja e rrufeshme e teknikut portugez. Ai kishte shpjeguar pak më parë: "Unë kam një kontratë tre-vjeçare, padyshim që klubi do të vendosë për të ardhmen, por unë firmosa 3 vjet.

Këtu nuk keni fituar për shumë vite, duhet kuptuar pse ekipi ka mbledhur 29 pikë, ndaj duhet të pyes veten dhe duhet të gjej përgjigjet, klubi dhe menaxherët e dinë që ka shumë punë për të bërë, por ne duam të arrijmë titujt. Fitimi menjëherë nuk ndodh normalisht, edhe pse në futboll kurrë mos thuaj kurrë ".