Ronela Hajati reagon pas akuzave për këngën ‘Alo’

Ronela Hajati e ftuar në “Pardon My French”, foli për këngën “Alo”, në bashkëpunim me Vig Poppën.

Kënga u kthye në diskutim pak ditë më parë dhe Agim Doci, autori i këngës “A do të vish”, akuzoi Ronelën se ajo u vetëquajt autore e tekstit të tij dhe citoi vetëm Luan Zhegun, i cili është interpretues.

 

Ronela ka reaguar duke theksur se kënga nuk ishte tërësisht ‘remake’ pasi u morën vetëm dy vargje, për të cilat është marrë leje të Osman Mula dhe Luan Zhegu.

 

“Kam marr leje te Luan Zhegu dhe Osman Mula, nuk e dija që e kishte bërë Agim Doci. Lë të quhet një gabim i imi. Nuk e mendoja që duhet t’i futesha aq thellë një gjëje të vogël. I kërkoj ndjesë. Më e madhe u bë nga të tjerët se sa nga vetë personi”, është shprehur këngëtarja.