Drejtoi provat e Sinovac në Indonezi, vdes shkencëtarja, dyshohet nga varianti Delta

Një ngjarje ende misterioze raportohet nga Indonezia, ku shkencëtarja kryesore që drejtoi provat e vaksinës kineze Sinovac, u nda nga jeta dhe shkak dyshohet të ketë qenë varianti Delta i virusit Covid 19.

Sipas mediave, vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar 50 vjeçe, vjen teksa viktimat e koronavirusit kanë arritur nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më gjerësisht, dhe me shumë gjasë ishte vaksinuar, edhe pse kjo nuk specifikohet nga mediat indoneziane.

Indonezia raportoi më shumë se 1.000 vdekje për shkak të koronavirusit dhe një rekord prej 34,379 infeksionesh të reja. Vala e fundit e infeksioneve është nxitur nga varianti Delta. Muajin e kaluar, zëdhënësi i Sinovac tha se rezultatet paraprake treguan se vaksina e uli 3 herë efektshmërinë e saj ndaj variantit delta.

Ministri i ndërmarrjeve shtetërore Erick Thohir e ka cilësuar humbje të madhe ndarjen nga jeta të shkencëtares. “Ajo ishte shkencëtare dhe drejtuese e dhjetëra provave klinike të bëra nga BioFarma, përfshirë provat klinike të vaksinës Covid-19 në bashkëpunim me Sinovac,” tha ai. Dëri më sot ka patur mjaft infektime dhe vdekje te punonjësve shëndetësorë në Indonezi që kanë marrë vaksinën Sinovac. Sipas grupit të pavarur të të dhënave Lapor Covid-19, 131 punonjës të kujdesit shëndetësor, të vaksinuar kryesisht me Sinovac, kanë vdekur që nga qershori, 50 nga të cilët vetëm në këto ditë korriku./ BW/