Zyrtare/ Partizani bën goditjen 'big' në mbrojtje, firmos me...

Partizani ka bërë një goditje “big” në merkato duke afruar një mbrojtës me shumë prespektivë për të ardhmen.

Bëhet fjalë për Eljon Sotën, ish-kapitenin e Apolonisë i cili ka firmosur si lojtar i lirë një kontratë 3-vjeçare me Partizanin duke forcuar ndjeshëm repartin difensiv.

NJOFTIMI I KLUBIT – FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Eljon Sota. Mbrojtësi 23 vjeçar ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë tre vjeçare. Sota pjesë e ekipeve zinxhir të Apolonisë si dhe ish-pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21. Sezonin e kaluar me Apoloninë u konfirmua si i vetmi lojtar i kampionatit tonë, i cili është aktivizuar 90 minuta të plota në 36 takimet e Kategorisë Superiore. Sota do të jetë i gatshëm për përballjen e sotme ndaj Sfintul Gheorghe.