VIDEO/ Tragjedi në Greqi, kamioni shtyp për vdekje dy fëmijë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes, 8 korrik, në Nikea, një lagje të Athinës, ku mbeti e vrarë një vajzë 6 vjeçare.

Kamioni ka përplasur dy fëmijë, një vajzë 6 vjeçare, e cila humbi jetën dhe një djalë 7 vjeç, i cili ndodhet në spital, shkruajnë mediat helene.

Djali është lënduar në këmbë. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se fëmijët ishin duke ecur nën shoqërimin e një të afërmi.