A ishte penallti? Wenger jep vendimin: S’ishte, nuk e kuptoj përse…

Ditën e diel, Italia dhe Anglia do të përballen në finalen e Kampionatit Europian.

Më shumë sesa vetë ndeshja bëri bujë penalltia e dhënë në shtesë, për “3 luanët”. Sterling rrëzohet në zonë dhe Danny Makkelie akordon penallti, edhe pse ishte tejet e dyshimtë. Arsen Wenger mendon se ajo ndërhyrje nuk është 11-metërsh.

“Nuk ishte penallti. Nuk e di pse ata nuk i kërkuan gjyqtarit të hidhte një vështrim në VAR. Në një moment të tillë, është e rëndësishme që gjyqtari të jetë absolutisht i bindur, nuk ishte mjaft i qartë” – tha ai.