FOTO/ Gjendet fëmija i humbur në Kune

Një fëmijë i humbur është gjetur nga patrulla e plazhit në Kune të Shëngjinit.

Fëmija tani ndodhet pranë familjes së tij, shëndosh e mirë.

Policia Shëngjin, Lezhë:

Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.