Elseid Hysaj mbërrin në Romë për testet mjekësore, kontratë 5-vjeçare me...

Elseid Hysaj do të veshë fanellën e Lazios.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare sapo ka mbërritur në Romë për të kryer testet mjekësore pasditen e sotme në klinikën “Paideia”, raporton SYRI.net.

Mediat italiane shkruajnë se Hysaj do të firmosë një kontratë 5 vjeçare nga e cila do të përfitojnë 2 milionë euro në sezon. Menjëherë Hysaj do të vendoset në dispozicion të ekipit kryeqytetas që do të fillojë përgatijet për sezonin e ri.