5 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar u arrestua pasi goditi me sende të forta kushëririn e tij.

Për të njëjtin veprim është arrestuar edhe një 23-vjeçar, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punonte, ka goditur me sende të forta një 36-vjeçar.

Një 33-vjeçar u arrestua pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati, ndërsa një 59-vjeçar ra në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;

V.S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.