Tragjike në Vlorë, adoleshenti vret veten me çifte

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë-Dukat është vetëvrarë me çifte 16-vjeçari me inicialet D. J.

Ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta.

Në momentin kur i riu minoren ka kryer këtë akt, ka qenë vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga prindërit e tij sapo këta të fundit ishin kthyer nga Tirana.