Britney Spears mund të kujdeset për veten e saj, thotë nëna e saj

Ylli i popit Britney Spears mund të kujdeset për veten dhe duhet të lejohet të zgjedhë avokatin e saj, ka thënë nëna e saj.

Në një peticion gjyqësor të paraqitur këtë javë në Los Anxhelos, avokatët e zonjës Spears thanë se vajza e saj "duhet të lejohet të konsultohet me avokatin që zgjedh ajo".

Gjatë një seance gjyqësore muajin e kaluar, këngëtarja amerikane bëri thirrje dramatike për dhënien fund të mbikqyrjes ligjore që kontrollon jetën e saj që nga viti 2008.

Më herët këtë javë avokatit të saj të caktuar nga gjykata iu kërkua të hiqte dorë nga roli i tij.

Larry Rudolph, menaxheri i saj për një kohë të gjatë, ka njoftuar gjithashtu se ai do të tërhiqet.

Peticioni i zonjës Lynne Spears vjen ndërsa një tjetër nga kujdestarët e Spears i ka kërkuar gjykatës të miratojë kosto më të larta sigurie.

Jodi Montgomery, e cila menaxhon kujdesin shëndetësor të yllit, tha se ajo ka marrë kërcënime në mediat sociale, me telefon dhe përmes postës elektronike.

Javën e kaluar një gjykatës amerikan e mohoi kërkesën e yllit pop për të hequr babanë e saj Jamie nga roli i tij I kujdestarisë ndaj saj. Gjykatësja Brenda Penny tha se ajo nuk mund të merrte një vendim derisa këngëtarja të paraqiste një kërkesë zyrtare për të përfunduar marrëveshjen.

Çështja është vendosur të kalojë në një seancë dëgjimore më 14 korrik.

Jamie Spears me vajzen e tij Britney në 2006