Kënga e parë e grupit të njohur Spice Girls mbush 25 vjeç, më e dëgjuara e të gjitha kohërave

Kënga ikonike ‘Wannabe’ i grupit të njohuu Spice Girls që ndryshoi  përgjithmonë industrinë e muzikës mbush 25 vjeç.

Përvjetori i këngës është festuar me publikimin e ‘Wannabe 25’ i cili përfshin një demo të single, një remix të "Junior Vasquez" dhe baladën e re "Feed Your Love". 

Ishte Spotify që zbuloi këngën më të dëgjuar të të gjitha kohërave me mbi 590 milion transmetime në të gjithë botën.

Miliona vajza në të gjithë botën janë identifikuar me Victoria , Geri , Emma , Mel B dhe Mel C , të cilat janë ende një simbol i fuqisë së vajzave sot.

Sipas të dhënave nga Spotify, amerikanët janë adhuruesit më të mëdhenj të Spice Girls në mbarë botën, të ndjekur nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në platformë ka mbi 20 milion lista dëgjimi të krijuara nga përdoruesit me titull "Wannabe" dhe mbi 26 milion lista dëgjimi kushtuar Spice Girls. 

Personat që dëgjojnë më shumë bandën angleze të vajzave janë ata midis 18 dhe 24 vjeç, të ndjekur nga grupmosha 25-29 dhe 35-44.