Aktorja Sharon Stone nis lidhjen e dashurisë me reperin 38-vite më të madh

Sharon Stone para disa kohësh deklaroi se është në kërkim të dashurisë dhe duket se më në fund e ka gjetur atë.

Sipas një burimi raportohet se aktorja është në një romancë me një reper 25-vjeçar prej disa muajsh.

"Page Six" raporton se Sharon Stone dhe reperi 'RMR' po kalojnë kohë së bashku dhe po argëtohen me njëri-tjetrin.

Në fotot e publikuara në Instagram, reperi shihet duke mbajtur krahun rreth qafës së Sharon.

 Edhe pse disa dekada më e madhe, një burim tha se, RMR ka respekt për aktoren dhe mendon se ajo është hijshme.

“Ata po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit tani dhe po dalin së bashku. Po kalojnë shumë mirë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë në të njëjtën frekuencë dhe është një miqësi shumë unike”, shtoi burimi.