Hungaria gjobit rrjetin e librarive për tregimin me figura për familjet LGBT

Líra Könyv u detyrua që të paguante 600 paund pasi dështoi që të përcaktonte qartë historinë që paraqiste “një familje që është ndryshe nga një familje normale”.

Një rrjet librarish në Hungari është gjobitur për shitjen e një tregimi për fëmijë që përshkruan një ditë në jetën e një fëmije me prindër të të njëjtit seks, pasi zyrtarët e dënuan librin me figura që paraqiste të tilla familje.

Libri me figura, Micsoda család!, është një përkthim në hungarisht që kombinon dy tituj nga autori amerikan Laërence Schimel dhe ilustruesja El?na Brasli?a: “Herët një mëngjes” i cili tregon mëngjesin e një djali të ri me dy nënat e tij dhe “Ora e gjumit, jo e lojës”, në të cilën një vajza e re me dy baballarë heziton të shkojë për të fjetur.

Reuters njoftoi se gjoba prej 250,000 forints (600 paund) u vendos mbi rrjetin e librarive Líra Könyv nga qarku Pest, autoriteti vendor për zonën përreth Budapestit.

Komisioneri i qarkut Pest, z. Richard Tarnai i tha stacionit televiziv Hír TV se Líra Könyv kishte shkelur rregullat për praktikat e padrejta tregtare duke mos treguar qartë se libri përmbante "përmbajtje që devijon nga norma".

"Libri ishte atje midis librave të tjerë përralla dhe kështu përbëri një shkelje," tha Tarnai. "Nuk ka asnjë mënyrë se si ta dish që ky libër ka të bëjë me një familje që është e ndryshme nga një familje normale."

Schimel shkroi në Tëitter se qeveria hungareze "po përpiqet të normalizojë urrejtjen dhe paragjykimin me këto sulme të bashkërenduara kundër librave si imi ... që përfaqësojnë për fëmijët botën e shumtë dhe të larmishme në të cilën jetojnë".

Ai i tha Guardian se ideja për librat ishte që " që librat e vetëm në dispozicion të fëmijëve të mos kishin të bënin me konflikte".

“Në këto histori, fakti që prindërit janë dy nëna ose dy baballarë është i rastësishëm në histori, ashtu siç është edhe për jetën e përditshme të fëmijëve në familjet “e ylberit”. Këto familje nuk përjetojnë vetëm homofobi, por edhe argëtim ”, tha ai.