Dhunë në Hipotekën e Vlorës, drejtori konfliktohet fizikisht me qytetarin

Një incident ka ndodhur në Hipotekën e Vlorës.

Raportohet se kreu i Hipotekës është konfliktuar fizikisht me një qytetar.

Konflikti mes kreut të Hipotekës dhe qytetarit ka ndodhur për regjistrimin e një prone në bregdet. Drejtuesi i Kadastrës nuk ka pranuar të regjistrojë pronën, duke pretenduar se është e paligjshme.

Këtu ka nisur edhe debati i ashpër mes tyre, i cili u përshkallëzua deri në përplasje.