VIDEO/ Mungon tregu, fermerët e Zadrimës në mëshirë të fatit

SYRI TV

Fermerët e Zadrimës në Lezhë janë detyruar që t’i hedhin shpeshherë prodhimet e tyre bujqësore për shkak të mungesës së një tregu.

Banorët theksojnë faktin se shpeshherë e kanë ngritur zërin për këtë problematikë, por deri më tani pushteti lokal dhe qendror i ka lënë në mëshirë të fatit.

Mungesa e një vendi për tregtimin e produkteve bujqësore po penalizon banorët e Zadrimës.

Tregtarët bëjnë me dije se më shumë se gjysma e produkteve të tyre po shkon dëm pasi nuk kanë mundësi tregtimi.

Për sa kohë tregu do të mungojë, prodhimet e fermave të Zadrimes në Lezhë do të vijojnë të kalben.

Pavarësisht se bashkia e Lezhës është në dijeni të kësaj problematike, deri më tani nuk ka bërë asgjë duke i lënë fermerët në mëshirë të fatit.