BE nuk do të pranojë 'kurrë, kurrë' marrëveshjen dy shtete për Qipron

Nikosia - Bashkimi Evropian nuk do ta pranojë "kurrë, kurrë" një marrëveshje për dy shtete për Qipron e ndarë etnikisht, tha të enjten kreu i ekzekutivit të BE-së.

Ursula von der Leyen, e cila ishte për vizitë në Qipro, tha se Bashkimi Evropian foli në një zë mbi konfliktin, i cili është zvarritur për dekada dhe është një pengesë kryesore në ambiciet e Turqisë për t'u bashkuar me bllokun.

"Unë dua të përsëris se ne kurrë, kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje dy shtetesh. Ne jemi të vendosur në këtë dhe shumë të bashkuar," tha von der Leyen në një konferencë shtypi.

Qipro u nda pas një pushtimi turk në 1974, që u shkaktua nga një grusht shteti i nxitur nga junta ushtarake e Greqisë.

Jugu drejtohet nga një qeveri e njohur ndërkombëtarisht e cila përfaqëson të gjithë ishullin në Bashkimin Evropian, ndërsa veriu është një shtet i veçuar qipriot turk i njohur vetëm nga Ankaraja.

Përpjekjet e udhëhequra nga Kombet e Bashkuara të cilat paraprijnë ngjarjet e vitit 1974 kanë dështuar per ta bashkuar ishullin. Ngecja e tanishme është zhytur në mosmarrëveshje për formën e bashkimit - një bashkim i dy shteteve të pavarura të mbështetura nga një udhëheqje e re turke-qipriote apo një federatë e lirë e mbrojtur nga grek0- qipriotët që e përfaqësojnë Qipron ndërkombëtarisht.