Ky është shqiptari që rrëmbeu dhe trafikoi 17 vjeçaren në Greqi

Greqi- 57 vjeçari i akuzuar për rrëmbim dhe trafikim të një vajze 17 vjeçare është dërguar në para burgim.

Sipas mediave greke 57 vjeçari shqiptar mohoi që ai të ketë rrëmbyer dhe ekstraduar me forcë 17 vjeçaren, por pretendimet e tij nuk i bindën hetuesin dhe prokurorin.

Sipas të njëjtit informacion, ai deklaroi se 17 vjeçarja i tregoi atij një identitet të rremë me moshë të rreme dhe  ishte vajza që i kërkoi atij të ekstradohej për një tarifë.

Në dëshminë e saj tronditëse, 17 vjeçarja përshkroi me detaje të tmerrshme atë që përjetoi në duart e shqiptarit që kishte arritur  deri në kërcënimin e saj me armë.