Investimet amerikane në Shqipëri, Kim: Shqipëria ka potencial ekonomik që duhet vlerësuar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ndërmjet një statusi në rrjete sociale, ka folur mbi investimet që po arrihen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Kim nënvizon, se investimet po rriten, ndërsa korrupsioni po luftohet. Ambasadorja theksoi se është e domodsoshme që rregullat të jenë të njëjta për të gjithë, e mbi të gjitha, të kemi në vend gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh.

Njoftimi i plotë i Ambasadores Yuri Kim:

“Duke pritur për më shumë punë me Shqipërinë dhe autoritetet e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për të rritur investimet Amerikane në Shqipëri.

Esenciale për të pasur rregulla të qarta që zbatohen për të gjithë, gjykata të pastra në rast mosmarrëveshjesh, të drejta të besueshme pronësie, transparencë në prokurimin publik.

Tetorin e kaluar, ne vendosëm kuadrin për një bashkëpunim më të madh ekonomik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Investimet amerikane do të rriten ndërsa korrupsioni & pengesat e tjera do hiqen.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik që duhet vlerësuar dhe zhvilluar plotësisht”, shkruan Kim.