Incidenti gjatë penalltisë/ UEFA nis procedurë hetimore kundër Anglisë

Anglia mund të dënohet nga UEFA.

Gjatë penaltisë e cila e dërgoi Anglinë në finale të “Euro 2020”, një tifoz i “Tre Luanëve” i kishte drejtuar një dritë laser portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel, për ta hutuar atë dhe për ta penguar që të shohë qartë.

Sidoqoftë, strategjia e tifozit nuk pati sukses pasi Schmeichel e mbrojti penalltinë e Kane dhe ky i fundit shënoi me fat nga topi i kthyer. Mirëpo, tani UEFA ka hapur hetim ndaj Anglisë për rastin ku dhe mund t’i shqiptojë gjobë Anglisë, shkruan "BBC Sport", raporton SYRI.net.

Anglia do të përballet me Italinë në finale të “Euro 2020”.