Shkelja e konkurencës/ KE gjobë 875 milonë euro për Daimler, BMW dhe Volkswagen

Komisioni Evropian ka paditur me € 875 189 000 kompanitë e makinave Daimler, BMW and grupin Volkswagen (Volkswagen, Audi dhe Porsche) për shkelje të ligjit të konkurencës, për bashkëpunim në zhvillimin teknik në fushën e pastrimit të oksidit të azotit.
Daimler nuk u gjobit sepse i tregoi KE se si funksiononte karteli.

Zëvendës presidetja ekzekutive e Komisionit Margrethe Vestager, u shpreh se: 5 kompanitë prodhuese të automjeteve kanë një teknologji për uljen e ndotjes përtej asaj që kërkohet nga standartet evropiane. Por, ato e shmangën konkurencën për zhvillimin e teknologjisë së pastrimit të ajrit.

Kompanitë kanë rënë dakord për 5 vjet të mos garojnë në prodhimin e teknologjive për pastrimin e gazrave të dëmshëm. Ato arritën një marrëveshje përmes së cilës shkëmbenin informacioneve të ndjeshme tregtare për këto elementë.

Kjo është hera e parë që Komisioni jep një dënim të tillë për formimin e karteleve tregtare kundër përmirësimit të ajrit.