I vodhi makinën një shtetasi, arrestohet 25-vjeçari në Kurbin. Në pranga edhe 4 drejtues mjetesh

Nga aksionet e Policisë së Lezhës për goditjen e rasteve kur shkelet ligji u arrestuan 5 shtetas, ku njëri është autor i dyshuar i vjedhjes së një mjeti dhe 4 drejtues të tjerë makinash të cilët u kapën në mënyrë të parregullt.

Shtetasi D.B 25 vjeç banues në Kurbin u arrestua pasi u lokalizua nga shërbimet e policisë Kurbin si i dyshuar për vjedhjen e automjetit tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë.

Po ashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: H. Ll., banues në Mamurras, K. P., banues në Gjadër, Lezhë, T. Ll., banues në fshatin Rrilë, Lezhë dhe P. K., banues në Shkodër.

Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga autori i dyshuar i vjedhjes së një mjeti. Në pranga edhe 4 drejtues mjetesh që u kapën duke drejtuar mjetet në mënyrë të parregullt.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Kavajë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2021, ka vjedhur automjetin tip “Peugeot në pronësi të shtetasit S. V., banues në Kavajë. Automjeti i vjedhur është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kurbin.

-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:-H. Ll., banues në Mamurras, K. P., banues në Gjadër, Lezhë, T. Ll., banues në fshatin Rrilë, Lezhë dhe P. K., banues në Shkodër. Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin Lezhë-Shkodër, Lezhë-Milot-Mamurras, duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.