Shkencëtarja kryesore që kreu hulumtime për vaksinën Sinovac vdes nga COVID-19

Novilia Sjafri Bachtiar, shkëncëtarja që drejtoi kërkimet për vaksinën anti-covid, Sinovac zhvilluar nga Kina në Indonezi ka ndërruar jetë.

Vdekja e Novilia Sjafri Bachtiar vjen ndërsa viktimat nga koronavirusi arrijnë nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur gjërësisht.

Agjenica e lajmeve Kumparan njoftoi se shkaku i vdekjes së Novilia ishte të lidhura me COVID-19.

Nga ana tjetër organizata e medias e qujatur Sindonews shkroi në njoftimin e tij:

''Bachtiar u varros në përputhje me protokollet e COVID-19’' duke cituar një zyrtar nga kompania farmaceutike e shtetit BioFarma.

Ministri i Shtetit Erick Thohir konfirmoi lajmin e vdekjes së Novilia me një mesazh që ndau në Instagram. 

"Ngushëllime familjes. Ajo ishte shkencëtarja ynë kryesor dhe drejtoi shumë studime në BioFarma, duke përfshirë provat klinike në bashkëpunim me Sinovac" .

Efektiviteti i vaksinës Sinovac vazhdon të debatohet në Indonezi, ku shumë punëtorë të kujdesit shëndetësor të cilët kishin marrë vaksinën Sinovac kohët e fundit kanë humbër jetën. 

Grupi i pavarur i kërkimit të të dhënave Lapor Covid-19 raportoi se 131 punonjës të kujdesit shëndetësor që kishin marrë vaksinën Sinovac kanë vdekur që nga qershori. 

Vetëm ditën e djeshme në Indonezi, u regjistruan mbi 1000 vdekje dhe 34,379 raste të reja me COVID-19.