Kjo VIDEO gjatë gjysmëfinales irritoi edhe tifozët anglezë

Anglia fitoi gjysmëfinalen e Europianit kundër Danimarkës në një ndeshje të shoqëruar nga polemikat.

Në qendër të diskutimeve ajo penallti e fituar nga Sterling, për të cilën edhe vetë Daily Mail, gazeta më e madhe angleze, shkruan se ishte e dyshimtë pasi nuk kishte ndonjë kontakt domethënëse.

Po ashtu në fushë kishte edhe një top tjetër, çka duhej të sillte ndërprerjen e lojës.

Në fund, Kasper Schmeichel, portieri brilant i Danimarkës arriti të priste gjuajtjen e parë të Harry Kane gjatë penalltisë, por nuk ia doli në goditjen e dytë.

Përpara se të priste penalltinë, në fytyrën e tij u pa një rreze lazer, e drejtuar qëllimisht nga një tifoz në stadium.

Këto pamje kanë revoltuar jo vetëm tifozët danezë, por edhe ata anglezë. Sipas Daily Mail, në rrjetet sociale ka nisur një thirrje për të ndaluar përjetë nga stadiumet personin që e ka bërë këtë gjë.

Në krye të këtyre thirrjeve është ish-lojtari anglez, Stan Collymore.