Lojra fati të paligjshme, policia arreston tre persona në Shkodër

Policia e Shkodres ka arrestuar 3 shtetas, 3 të tjerë janë procedur në gjendje të lirë, pasi  kishin aktivitet të paligjshëm të lojerave të fatit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Lojerat e fatit , policia e Shkodres arreston 3 shtetas, 3 te tjere procedohen ne gjendje te lire.

Pas mbledhjes me Ministrin e Brendshem, Policia e Shkodres ka zbritur ne terren per te goditur lojerat e fatit ne qytetin e Shkodres. Efetkvie te policise se Shkodres dhe forcat shqiponja kane zhvilluar nje aksion mbremjen e djeshme ne Shkoder ku si rezultat I kontrolleve te befasishme, jane arrestuar 3 shtetas te cilet kishin aktivitet te paligjshem te lojerave te fatit.

Aksioni eshte perqendruar ne disa zona te qytetit te Shkodres ku blute kishin informacion per perdorimin e lojerave te fatit.

Gjithashtu blute e Shkodres kane proceduar ne gjendje te lire, 3 shtetas per lejim dhe perdorimin e lojerave te fatit.

Sipas bluve te Shkodres behet me dije se ky aksion vjen ne kuader te aksionit ne te gjithe shqiperine per te goditur paligjshmerine