Ndërron jetë legjenda e F1

Ka ndërruar jetë një nga drejtuesit më të rëndësishëm në historinë e Formula 1, Carlos Reitemann.

Që nga viti 2017 argjentinasi po luftonte me kancerin e mëlçisë dhe në muajin maj të këtij viti, ai u shtrua në spitalin e vendlindjes së tij, Santa Fe pasi vuante dhe nga anemia dhe dehidratimi.

Edhe pse ai u shërua plotësisht ai u kthye sërish disa ditë më vonë pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Nga 21 qershori ai ishte në njesinë e kujdesit intesiv, deri ditën e djeshme që ndërroi jetë. 

Edhe pse karriera e tij nuk ishte gjatë në F1, në 10 vite që mori pjesë në gara arriti të linte gjurmë.

Ai konkuroi me emra të rëndësishëm si: Brabham, Scuderia Ferrari, Lotus dhe Williams.

Reitmann garoi në 146 Grand Prix dhe fitoi 12 prej tyre. 

Në të njëjtën kohë, ai shënoi 6 herë xhiron më të shpejtë të garës, u ngjit 45 herë në podium dhe kishte gjithsej 298 pikë.

Në 1975, 1978 dhe 1980 ai kishte përfunduar sezonet në vendin e tretë në renditje ndërsa në 1981, ai humbi kampionatin ndaj Nelson Pique me vetëm një pikë!

Kur Reutemann u largua nga F1 filloi një karrierë të re në politikë.

 Megjithëse ai refuzoi ofertën për të kandiduar për presidencën e Argjentinës, ai përfundoi dy mandate si senator i Santa Fe dhe ka qenë anëtar i Senatit që nga viti 2003.

 Reutemann ishte shumë i dashur për publikun e gjerë.