8 korrik 1944, dita e rënies së Myslym Shyrit
Dita e rënies së Myslym Shyrit është 8 korrik 1944.
Lindi në Tiranë, në vitin 1916. Ideali i lirisë, si tek shumë të rinj të asaj kohe, ishte mbruajtur thellë tek ai, gjë për të cilin luftoi fort.
Që në krijimin e njësiteve guerile të Tiranës, spikati për guximin që tregonte, duke marrë përsipër dhe kryer aksione me shumë rrezikshmëri, që bëri të jetë në shënjestër të autoriteteve fashiste të pushtimit. Për këtë arsye, kalon partizan në Çetën e Pezës, në vitin 1942.
Mars 1943, ngarkohet me detyrën e komisarit të Çetës së Dumresë dhe më vonë komisar i Batalionit të Dytë, Brigada e Parë Sulmuese. Me këtë detyrë i priu formacionit të tij, në një luftim të ashpër në Fushë Alije të Dibrës, ku dhe bie në fushën e betejës, në 8 korrik 1944, vetëm 27 vjeç. Në vitin 1969 i jepet titulli i lartë “Hero i Popullit”.
Foto: AQSH (Në foto Myslym Shyri dhe vendimi i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë, i datës 17.06.1969, mbi dhënien e titullit "Hero i Popullit").