VIDEO/ Penallti për Anglinë, Schmeichel e neutralizon por Kane...

Anglia kaloi në avantazh 2-1 ndaj Danimarkës, falë golit të shënuar Harry Kane. Protesta të mëdha të kombëtares daneze për penalltinë: Sterling futet në zonë dhe përfundon në tokë.

Makkiele akordon 11-metërsh dhe VAR konfirmon, shumë dyshime mbeten. Nga vendi, Schmeichel e neutralizon por Kane përgjigjet me gol. Mbeten 15 minuta për shpresat daneze.