VIDEO/ Damsgaard ngrin “Wembley”: Anglia pësoi golin e parë në EURO 2020, e bën Danimarka

Është një perlë e Mikkel Damsgaard që  zhbllokon sfidën në “wembley”. Pas gjysmë ore lojë, Anglia është në disavantazh dhe Danimarka në epërsi.

1-0, në fakt, mban firmën e talentit të Sampdoria, i cili me një gjuajtje të përsosur nga goditja e dënimit mposht Pickford. Goli është goli i parë i pësuar nga Anglia në këtë Kampionat Evropian.