VIDEO/ Njerëz të armatosur qëllojnë me plumba policët meksikanë

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy persona të armatosur me armë të gjata, qëllojnë mbi një automjet të policies, pasi kishin organizuar një pritë, ku si pasojë është plagosur një prej policëve që ishte brenda mjetit.

Të shtënat ishin pjesë e një “rrjeti” të pritave të organizuara ndaj policisë komunale në  Meksikë. Kamerat kapën momentin kur dy persona të armatosur me pushkë automatike fillojnë të qëllojnë me armë mbi veturën e policisë në Tijuana, shkruajnë mediat amerikane.

Njëri prej agresorëve e shfrytëzon murin e një objekti si mburojë që të shpëtojë nga plumbat, që mund t’i vinin si kundërpërgjigje nga policia që ishte në automjet.

Mediat lokale raportojnë se njëri prej policëve ishte qëlluar në fytyrë dhe me urgjencë është dërguar në spital për trajtim. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij sulmi.