VIDEO/ Kim Kardashian humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në ujë

 

Kim Kardashian ndodhet në një udhëtim me familjen e saj.

Modelja me famë botërore, ka ndarë me fansat video e foto të shumta nga pushimet.

 

Së fundmi, Kim, ka publikuar një video ku shfaqet duke bërë sërf.

Në një moment, teksa po vallëzonte me dallgët, ka humbur ekuilibrin dhe është zhytur në det.

 

Pavarësisht nga rënia, themeluesja e markës “KKW Beauty” u kthye pa përpjekje në bordin e saj dhe vazhdoi sërfin nëpër sipërfaqen e ujit.

Në serinë e postimeve, Kim konfirmoi se bashkë me të, në udhëtim ndodhet dhe e motra Khloe.