Vasili: Ndërkombëtarët të sinqertë me Ramën dhe hipokritë me shqiptarët

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë me gazetaren Juli Krisafi, në Syri Tv, deklaroi se ndërkombëtarët janë të sinqertë me Ramën, por hipokritë dhe të pabesë me shqiptarët.

“Besoj se ndërkombëtarët në vazhdimësi kanë qenë të sinqertë me Ramën, por hipokritë me shqiptarët. Ju e patë sesi u shqye marrëveshja e 5 qershorit, sesi kishim parlament ilegjitim e ndërkombëtarët nuk folën. Nuk kemi parë shqetësim nga ndërkombëtartët për incineratorët, e sot brohorasin për një kryetar bashkie të diskretituar prej kohësh që u arrestua për një tender. Këta ndërkombëtarë kanë mbështetur shqyerjen e reformës në drejtësi, kur zgjodhën Arta Markun. Ndërkombëtarët heshtën edhe për Teatrin, ku u grabit prona publike, ku u dhunuan qytetarët e ishin shumë të qetë. Prandaj, apelet e tyre i quaj “më ka çu nana me shpërla gojën”. Këta ndërkombëtarë kanë qenë të sinqertë me Ramën, por hipokritë dhe të pabesë me shqiptarët. Nga cilët ndërkombëtarë do pyes, nga këta që i thonë që shkatërro punën publikën, një njeri që jeton me divizën për të bashkëpunua  me mafien”, tha Vasili.

Petrit Vasili nënvizoi se kemi të bëjmë me një drejtësi, që drejtohet me regji.

“Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lushnjës dhe të tjera aksione janë me regji të Ramës. Operacioni “Shpirti” duhet ta trondiste vendin, sepse u provua se janë liruar radarët. Operacioni i antimafias ishte dhe një drejtor i Antimafies, e që ka thënë se Shqipëria ka një polici që shet njerëzit. Ky SPAK nxorri mandatet për komisionerët e vdekur në Dibër. Janë planifikuar gjithë shpirtrat e vdekur, nxirren që opinioni publik të kënaqet me ngordhësirat që hedhin këta. Kjo është reformë e komanduar”, u shpreh Vasili.