VIDEO/ Teuta zhgënjen në pjesën e parë me Sherif Tiraspol

Në “Niko Dovana” është mbyllur pjesa e parë e takimit Teuta-Sherif Tiraspol.

Kampionët e Moldavisë udhëheqin 2-0, ndaj një Teute të pafuqishme në sfidën e turit të parë të Champions League.

Henrique në minutën e 15-të dhe 45+1 realizoi dopjetë në portën e kampionëve të Shqipërisë, duke e dërguar ekipin e tij të qetë në dhomat e zhveshjes.